Shërbimet e navigacionit ajror

Shërbimet e navigacionit ajror

Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (SHNA) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, çertifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (OSHNA) brenda Republikës së Kosovës. Ky departament siguron që legjislacioni dhe standardet e sigurisë për OSHNA-n të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ICAO-së, legjislacionin (acquis) e aviacionit të BE-së, duke përfshirë rregullat e EUROCONTROL-it.

Bazuar në Ligjin 03/L-051 për Aviacionin Civil, AAC-ja është përcaktuar si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar (AMK) siç parashihet me Rregulloren (KE) nr. 549/2004 të Parlamentit Evropian të Këshillit të 10 Marsit 2004, i cili themelon kornizën për krijim të Qiellit të Vetëm Evropian. Departamenti i SHNA-së zbaton të gjitha detyrat dhe obligimet e AMK-së, në emër të AAC-së.

Si i tillë, ky departament është përgjegjës për çertifikimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të OSHNA-s brenda Republikës së Kosovës, e cila ofrom Shërbimet si më poshtë:

  • Kontrollin e Trafikut Ajror (KTA);
  • Komunikimin, Navigacionin dhe Vëzhgimin (KNV);
  • Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA); dhe
  • Shërbimin Meteorologjik (MET).

Për më shumë, departamenti i SHNA-s është përgjegjës për Çertifikimin e Organizatave Trajnuese të cilat ofrojnë trajnime fillestare dhe rifrekuese për Kontrollorë të Trafikut Ajror (KTA) dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të sistemit trajnues të vendosur për të mbajtur kompetencën e KTA-ve. Departamenti i SHNA-së është përgjegjës për licencimin e KTA-ve dhe për aprovimin e planit të trajnimeve të njësisë dhe skemat e kompetencës të njësisë.

Departamenti i SHNA-së siguron që informatat aeronautike janë të publikuara në dokumentin Publikimi i Informatave Aeronautike të Kosovës (PIA) dhe janë të vendosura për përdorim nga operatorët të cilët operojnë në hapësirën e Kosovës.

Rregulloret

06-2010

Kërkesat për aplikimin e sitemeve automatike për shkëmbimin e të dhënave të fluturimit

03-2016

Përcaktimi i skemës së përbashkët të tarifave për shërbimet e navigacionit ajror

01-2016

Plotësimi i Rregulloreve nr. 8/2009, 9/2009, 10/2009 dhe 11/2009

08-2015

Kërkesat e cilësisë së të dhënave dhe informatave aeronautike për qiellin e vetëm evropian

02-2015

Tarifat e ngarkuara nga AACK

09-2014

Hartat aeronautike

02-2014

Zbatimi i Aneksit 3 në Konventën Ndërkombëtare mbi Aviacionin Civil për Shërbime Meteorologjike

05-2013

Zbatimi i Shtojcës 15 në Konventën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil për AIS

04-2013

Zbatimi i Aneksit 11 në Konventën Ndërkombëtare për Aviacionin Civil mbi ATS

07-2012

Kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror

06-2012

Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror

05-2012

Rregullat për licencën e kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera

10-2011

Aprovimi i procedurave te fluturimit duke perfshire SID dhe STAR

08-2011

Autorizimet dhe kredencialet e inspektoreve

07-2011

Tarifat e ngarkuara nga AACK

03-2011

Kalibrimi i instalimeve aeronautike nga ajri

18-2010

Rregullat e përbashkëta për përdorimin fleksibil të hapësirës ajrore

17-2010

Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët për SESAR

16-2010

Vendosja e kërkesave për aplikimin e protokolit për transmetimin e porosive të fluturimit

15-2010

Vendosja e kërkesave për procedurat e planeve të fluturimit në fazën e para-fluturimit në QVE

13-2010

Amandamenti i Rregullores 4-2008 - shfuqizuar me Rregullorën 5/2012

12-2010

Certifikimi i ofruesit te sherbimeve te navigimit ajror

06-2010

Mbi vendosjen e kërkesave për aplikimin e sistemeve automatike për transmetimin e porosive të fluturimit

07-2010

Vendosja e kërkesave mbi ndarjen e kanaleve të komunikimit ajër-tokë për QVE

14-2009

Vendosja e sistemit për garantimin e sigurisë së softuer-it që duhet të implementohet nga OSHNA

13-2009

Mbikëqyrja e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 6/2012

12-2009

Kërkesat e përbashkëta për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 7/2012

11-2009

Ndërveprueshmëria e rrjetit të menaxhimit të trafikut ajror evropian

10-2009

Organizimi dhe shfrytezimi i hapësirës ajrore në Qiellin e Vetëm Evropian

09-2009

Ofrimi i shërbimeve të navigacionit ajror në Qiellin e Vetëm Evropian

08-2009

Vendosja e kornizës për krijimin e Qiellit të Vetëm Evropian

01-2009

Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil

01-2009

Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil

04-2008

Licenca e kontrollit te trafikut ajror - shfuqizuar me Rregullorën nr. 5/2012

Publikimet Teknike

TP 26

Safety Management System (SMS) for Service Providers

TP 15

SAM – System Safety Assesment

TP 13

SAM – Functional Hazard Identification

TP 12

Air Navigation System Safety Assessment Methodology – SAM

TP 05

Occurrence Reporting in Civil Aviation

Formularët

AACK-SHNA-NSA FRM 6

Aplikacion për Licencë të Kontrollorit të Trafikut Ajror

AACK-SHNA-NSA FRM 2

ANSP change notification

Tarifat

Raportet

Kontaktet