Shërbimet e navigacionit ajror

Qielli i Vetëm Evropian (QVE)

Projekti Qielli i Vetëm Evropian ka për qëllim të harmonizojë operimet dhe sistemet e kontrollit të trafikut ajror në tërë Evropën për të përmirësuar efikasitetin dhe reduktuar vonesat që ndërlidhen me kontrollin e trafikut ajror.

Ky projekt ka ardhur si përgjigje ndaj rritjes dramatike të udhëtimit përmes ajrit, dëshmuar në dy dekadat e fundit. Nga ky përfundim,  Komisioni Evropian miratoi dy paketat e Qiellit të Vetëm Evropian për të krijuar një kornizë ligjore për aviacionin evropian.

Me paketën e dytë të qiellit të Vetëm Evropian (SES II) u bë një hap përpara drejt vënies së caqeve në fushat kyçe të sigurisë, kapacitetit të rrjetit, efikasitetit dhe ndikimit mjedisor.

Nga ana teknologjike, SES-i është përkrahur nga Programi për Hulumtim në MTA i Qiellit të Vetëm Evropian (Single European Sky ATM Research – SESAR), i cili do të ofrojë teknologjinë dhe procedurat e avancuara me idenë që të modernizojë dhe optimalizojë rrjetin e ardhshëm Evropian të MTA-së.

Më shumë informata për Qiellin e Vetëm Evropian dhe SESAR mund të gjeni në:

 

http://www.eurocontrol.int/dossiers/single-european-sky

http://ec.europa.eu/transport/modes/air/single_european_sky/ses_2_en.htm

http://www.sesarju.eu/

 

Ndërveprueshmëria

Rregullorja nr. 11/2009 për ndërveprueshmëri (KE nr. 552/2004) përcakton kërkesat të cilat ofrojnë një grup të veçantë të standardeve për kontroll të komponentëve dhe sistemeve të trafikut ajror nëpër Evropë, duke siguruar që sistemet e një vendi të jenë plotësisht në përputhje me ato të një vendi tjetër.

Ndërveprueshmëria është e aplikueshme për sistemet dhe komponentët e mëposhtme, të cilat janë pjesë e Rrjetit Evropian të Menaxhimit të Trafikut Ajror (REMTA):

  1. Sistemet dhe procedurat për menaxhim të hapësirës ajrore.
  2. Sistemet dhe procedurat për rrjedhën e trafikut ajror.
  3. Sistemet dhe procedurat për shërbimet e trafikut ajror, pjesërisht në sistemet e përpunimit të të dhënave të fluturimit, sistemet e përpunimit të të dhënave të vëzhgimit dhe sistemet e ndërmjetësimit njeri-makinë.
  4. Sistemet dhe procedurat e komunikimit për komunikimet tokë-tokë, ajër-tokë dhe ajër-ajër.
  5. Sistemet dhe procedurat e navigimit.
  6. Sistemet dhe procedurat e vëzhgimit.
  7. Sistemet dhe procedurat për shërbime të informative aeronautike.
  8. Sistemet dhe procedurat për përdorimin e informative meteorologjike.

AMK-ja është përgjegjëse për mbikëqyrjen e përputhshmërisë të Ofruesit të Shërbimeve me rregulloren e ndërveprueshmërisë kur ndryshimet përfshihen në sistemet e SHNA-së dhe në sistemet ekzistuese.

Ofruesi i Shërbimeve duhet të ofrojë një listë të sistemeve aktuale të MTA-së duke definuar çka konsiderohet Sistem dhe çka konsiderohet Komponentë, me theks në ndërveprueshmëri.

Faqet në vazhdim ju ofrojnë udhëzime Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror:

http://www.eurocontrol.int/articles/conformity-assessment-guidelines

http://www.eurocontrol.int/articles/list-example-constituents-and-standards-cns-domain

 

Mostra:

Deklaratë e KE-së e Konformitetit  (dok)

Deklaratë e KE-së e Përshtatshmërisë për përdorim (dok)

Deklaratë e KE-së e Verifikimit (dok)

 

Rregulloret

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet