Vlefshmëria ajrore
Pjesa e ueb faqes që ka të bëjë me Vlefshmërinë Ajrore paraqet kërkesat e përcaktuara për lëshimin e certifikatave dhe aprovimeve të nevojshme për të fluturuar me mjete ajrore të regjistruara në Kosovë.
Sektori i Vlefshmërisë Ajrore është përgjegjës, ndër tjerash, për aprovimin fillestar dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të organizatave të mirëmbajtjes së mjeteve ajrore (Pjesa-145 dhe Pjesa-M Nënpjesa F), organizatave për menaxhimin e vlefshmërisë ajrore të vazhdueshme (CAMO) dhe organizatave trajnuese të mirëmbajtjes (Pjesa-147). Për më tepër Sektori bën vlerësimin e vlefshmërisë ajrore dhe lëshon certifikatat e vlefshmërisë ajrore (CofA) dhe certifikatave të verifikimit të vlefshmërisë ajrore (ARC).
Funksionimi i Sektorit të Vlefshmërisë Ajrore bazohet në Rregulloren 03/2009 (EC Reg. 216/2008), Rregulloren 4/2009 (EC Reg. 1702/2003) dhe Rregulloren 5/2009 (EC Reg. 2042/2003).
Rregullorja 03/2009 (Rregullorja themelore 216/2008) mbulon rregullat e përbashkëta në fushën e aviacionit civil dhe kërkesat themelore të vlefshmërisë ajrore, Rregullorja 4/2009 (EC Reg. 1702/2003 Pjesa-21) përcakton rregullat implementuese për certifikimin e vlefshmërisë ajrore dhe mjedisor të mjeteve ajrore dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve të lidhura, si dhe për certifikimin e organizatave dizajnuese dhe prodhuese dhe Rregullorja 5/2009 (EC Reg. 2042/2003 Pjesa-M, Pjesa-145, Pjesa-66 dhe Pjesa-147) përcakton rregullat implementuese për vlefshmërinë ajrore të vazhdueshme të mjeteve ajrore dhe produkteve, pjesëve dhe pajisjeve aeronautike, si dhe për aprovimin e organizatave dhe personelit të përfshirë në këto detyra.
Sektori i Vlefshmërisë Ajrore kryen funksionet që lidhen me:
• Certifikimin e organizatave për mirëmbajtje të mjeteve ajrore dhe komponentëve të tyre, si dhe certifikimin e përputhshmërisë me kushtet e përcaktuara;
• Certifikimin e organizatave menaxhuese të vlefshmërisë ajrore të vazhdueshme të mjeteve ajrore dhe certifikimin e përputhshmërisë me kushtet e përcaktuara;
• Certifikimin e organizatave trajnuese të mirëmbajtjes (Pjesa-147) dhe licencimin e personelit të mirëmbajtjes (Pjesa-66);
• Aprovimin e programeve të mirëmbajtjes të mjeteve ajrore;
• Aprovimin e MEL-it dhe ATL-it brenda fushëveprimit të Sektorit;
• Detyrat në lidhje me aprovimin e transportuesve ajrorë dhe certifikimin e transportuesve ajrorë dhe aprovimet tjera speciale të kompanive ajrore (RVSM, CAT II, CAT III, MNPS, ETOPS, RNAV, etj.) brenda fushëveprimit të Sektorit;
• Implementimin e kontrollit të vazhdueshëm mbi të gjithë bartësit e certifikatave për të siguruar përputhshmërinë me kushtet e përcaktuar.
- Rregullore
- Regulation 05-2009 on continuing airworthiness of aircraft and aeronautical products, parts and appliances, and on the approval of organisations and personnel involved in these tasks
- Rregullore 04-2009 Rregullat zbatuese për sigurinë e aviacionit dhe certifikimin mjedisor të avionëve dhe prodhimeve, pjesëve dhe pajisjeve të ngjashme, si dhe për çertifikimin e organizatave të dizenjimit dhe prodhimit
- Publikime teknike
- TP 11 - Instructions for Preparation of Continuing Airworthiness Management Exposition
- TP 10 - SMS Manual for Maintenance and Flight Operations Organizations
- Formularë









