Ballina | Mjekësia e aviacionit

Mjekësia e aviacionit

Pilotët dhe kontrolluesit e trafikut ajror janë të detyruar t'i nënshtrohen ekzaminimeve periodike mjekësore në mënyrë që t’i mbajë licencat e tyre të vlefshme. Sektori i Mjekësisë së Aviacionit (AMS) i AAC-së mbikëqyr Qendrat e Mjekësisë së Aviacionit (AMC) dhe Ekzaminuesit e Mjekësisë së Aviacionit (AME). Sektori gjithashtu shërben si shkallë e parë për rishikimet në rastet e dallimit ndërmjet pilotëve/kontrollorëve dhe AME-së.

Rregullimi i aspekteve mjekësore të aviacionit civil në kuadër të AAC-së kryhet nga Sektori i Mjekësisë së Aviacionit (AMS).

AMS-ja përcakton dhe implementon kërkesat mjekësore për pilotët e aeroplanëve dhe helikopterëve transportues dhe komercial, inxhinierët e fluturimit, pilotët e aeroplanëve dhe helikopterëve privat, pilotët e ballonëve me ajër të nxehtë, pilotët e veloreve, mjeteve ajrore mikro të lehta, deltaplanëve dhe paragllajdëve, për parashutistët dhe ekuipazhet e kabinës, si dhe për kontrollorët e trafikut ajror.

Ekzaminimi mjekësor përcakton aftësinë shëndetësore të personelit të aviacionit për të kryer detyrat e tyre profesionale në mënyrë të sigurt. Ai ka rëndësi të madhe sepse kontribuon në sigurinë e fluturimeve, në të njëjtën kohë ndihmon për ta ruajtur shëndetin e pilotëve për karrierën e tyre të fluturimit.

Certifikimi mjekësor kryhet në përputhje të plotë me kërkesat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rregullorja nr. 1/2010 (JAR-FCL 3) përcakton kërkesat për certifikimin mjekësor të personelit të ekuipazhit të fluturimit. Ajo gjithashtu kërkon themelimin e AMS-së brenda AAC-së.

Pilotët nxënës/privat duhet të kenë Certifikatë Mjekësore të Klasës 2, bartësit e licencave profesionale duhet të kenë Certifikatë Mjekësore të Klasës 1.

AMS-ja e AAC-së është përgjegjëse për lëshimin fillestar të Certifikatave Mjekësore të Klasës 1 dhe për rishikimin fillestar të çdo kufizimi, ndryshimi, pezullimi ose mohimi të Certifikatës Mjekësore të Klasës 1 ose 2.

Raportet e të gjitha ekzaminimeve mjekësore të kryera në ekuipazhet e fluturimit të licencuar në Kosovë, duke përfshirë edhe ato të kryera jashtë Kosovës nga Ekzaminuesit e Mjekësisë së Aviacionit JAR-FCL, duhet të dorëzohen në AMS të AAC-së për vlerësime për qëllime të certifikimit mjekësor.

Në rastet e dyshimit apo informacionit jo të plotë për një çështje të caktuar, AMS-ja mund të kërkojë që aplikuesi të sigurojë informacione tjera specialistike.

Qendra e Mjekësisë së Aviacionit (AMC):

Instituti Kombëtar i Mjekësisë së Punës
Rruga Nëna Terezë nr. 1
50000 Gjakovë
Republika e Kosovës
Tel: +38 1 (0)390 321 988
Fax: +38 1 (0)390 327 787
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Ekzaminerët e Autorizuar Mjekësor (AME):

Dr. Naim Bardiqi
Nr. aprovues AME/KS/01
Bardh i Madh
12060 Fushë Kosovë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 999 899
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Dr. Driton Avdiu
Nr. aprovues AME/KS/02
Rruga Imzot Nikë Prelaj
E-30/H-I Nr.24
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 126 451
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Dr. Luan Perçuku
Nr. aprovues AME/KS/03
Lagja Mati – I Nr. 71
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Tel: +377 (0)44 196 786
Fax: +381 (0)38 211 009
E-mail: Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

Më 15 dhjetor 2011, EASA ka publikuar Mjetet e Pranueshme të Përputhshmërisë dhe Materialin Udhëzues (AMC/GM) të lidhura me Rregullat Implementuese Pjesa-MED (Aneksi IV i Rregullores së ardhshme evropiane për ekuipazhin ajror).