Ballina | Operimet dhe vlefshmëria ajrore | Aviacioni i përgjithshëm

Aviacioni i përgjithshëm

AAC-ja është përgjegjëse për promovimin dhe mbikëqyrjen e operimeve të sigurta të të gjitha aspekteve të Aviacionit të Përgjithshëm brenda Kosovës dhe të mjeteve ajrore të regjistruara në Kosovë dhe bartësve të licencave të Kosovës kudo që mund të jenë të angazhuar në aktivitete të aviacionit.

Për këtë qëllim, AAC-ja dëshiron të sjellë në vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve të aviacionit të përgjithshëm brenda komunitetit, sasi të konsiderueshme të materialeve të mira udhëzuese dhe këshilluese të cilësisë që është në dispozicion për të ndihmuar në aktivitete të tilla si planifikimi para fluturimit, planifikimi i performancës, përdorimi i pajisjeve të navigacionit dhe rrezikshmëria që lidhet me aviacionin.

Kurdo që ndonjë pilot ose pjesëmarrës vendos për të përdorur materialet e tilla udhëzuese duhet të jenë në dijeni të kërkesës për të siguruar se shfrytëzimi i materialeve të tilla udhëzuese apo këshilluese do të lejojë ata të vazhdojnë të operojnë mjetin ajror apo aktivitetin brenda kufizimeve të legjislacionit aktual të aviacionit të Kosovës dhe, sipas rastit, dispozitave të legjislacionit në fuqi të aviacionit në shtetin në të cilin ata duan të operojnë.

Sektori i Aviacionit të Përgjithshëm kryen funksionet që lidhen me:

Fluturimet me balonë;

Fluturimet me velore (glider);

Mjetet ajrore mikro të lehta;

Fluturimet me deltaplan (hang glider) dhe paragllajder;

Parashutizmin.

Brenda fushëveprimit të tij, Sektori ka implementuar procedurat e mëposhtme të lidhura me:

Monitorimin dhe vlerësimin e rregulloreve, standardeve dhe procedurave;

Zhvillimin e legjislacionit;

Detyrat administrative dhe tekniko-profesionale të lidhura me licencimin dhe autorizimin e personelit të aviacionit;

Krijimin e formularëve dhe procedurave për lëshimin, ripërtëritjen dhe zgjatjen e vlefshmërisë së lejeve dhe autorizimeve të personelit të aviacionit;

Aprovimin e manualeve dhe programeve të trajnimit;

Caktimin e ekzaminerëve për të kryer ekzaminimet e personelit të aviacionit;

Koordinimin me Federatën Aeronautike brenda fushëveprimit të tyre të punës;

Mbajtjen e regjistrit të pilotëve, ekzaminerëve të autorizuar, organizatave të aprovuara për trajnimin e personelit të aviacionit - pilotët sportiv;

Implementimin e inspektimit dhe mbikëqyrjes, lëshimin dhe revokimin e aprovimeve të organizatave për trajnimin e personelit të aviacionit - pilotët sportiv.