Ballina | Operimet dhe vlefshmëria ajrore

Operimet dhe Vlefshmëria Ajrore

Mirë se vini në Sektorët e Operimeve dhe Vlefshmërisë Ajrore.

Kjo faqe sjell të bashkuar ekspertizën e Sektorëve të Operimeve dhe Vlefshmërisë Ajrore të Departamentit të Sigurisë së Fluturimeve brenda AAC-së dhe kur është e përshtatshme ofron vegëza të dobishme të organizatave të tjera.

Kjo faqe përmban të gjitha informacionet e nevojshme të lidhura me certifikimin dhe mbikëqyrjen në lidhje me fluturimet me aeroplanë, helikopterë dhe mjete tjera të transportit ajror. Këtu ju mund të gjeni gjithashtu informacione në lidhje me transportin e mallrave të rrezikshme, punët nga ajri, fluturimet rekreative, organizatat trajnuese të fluturimit dhe legjislacionin që ka të bëjë me vlerësimin e sigurisë së mjeteve të huaja ajrore (SAFA).

Qëllimi i kësaj faqe është që të ofrojë një pasqyrë të plotë në lidhje me certifikimin, operimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve ajrore dhe të nxjerrë në pah çështjet e rëndësishme të sigurisë.

Fushat e listuara më poshtë përmbajnë strukturën e aplikueshme rregullatore të cilën duhet ta përmbushë industria e aviacionit, informacionet  e aplikueshme dhe materialet relevante udhëzuese.