Mallërat e rrezikshme
Mallrat e rrezikshme janë artikuj ose substanca të cilat janë në gjendje të paraqesin rrezik për shëndetin, sigurinë, pronën ose mjedisin.
Sektorët e Operimeve dhe Vlefshmërisë Ajrore janë përgjegjës për aprovimin dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të përputhshmërisë të kompanive ajrore dhe organizatave të përfshira në transportin e mallrave të rrezikshme përmes ajrit.
Transportimi i mallrave të rrezikshme përmes ajrit rregullohet sipas Rregullores nr. 6/2011 për Transportimin e mallrave të rrezikshëm përmes ajrit, Aneksit 18 të ICAO-së, si dhe Dokumentit 9284 të ICAO-së - Instruksionet teknike për transportim të sigurt të mallrave të rrezikshme përmes ajrit.
Implementimi i suksesshëm i legjislacionit të lidhur me transportimin e sigurt të mallrave të rrezikshme përmes ajrit dhe i objektivave të tij në masë të madhe varet nga kuptimi i rreziqeve të lidhura nga të gjithë individët e përfshirë dhe nga kuptimi i detajuar i legjislacionit. Kjo mund të arrihet vetëm përmes programeve fillestare dhe periodike të trajnimit të planifikuara dhe udhëhequra siç duhet për të gjithë personat e përfshirë në transportin e mallrave të rrezikshme.
Është përgjegjësi e operatorëve për të siguruar që programet fillestare dhe periodike të trajnimit të themelohen, udhëhiqen dhe të aprovohen nga AAC-ja duke përmbushur kërkesat minimale të trajnimit të Publikimit Teknik (TP-17) për aprovimin e programeve të trajnimit të mallrave të rrezikshme.
Programet fillestare dhe periodike të trajnimit duhet të themelohen dhe udhëhiqen nga ose në emër të:
• dërguesve të mallrave të rrezikshme, duke përfshirë paketuesit dhe personat ose organizatat që marrin përsipër përgjegjësitë e dërguesve;
• operatorëve;
• agjencive të trajtimit në tokë të cilat, në emër të operatorit, kryejnë veprimet e pranimit, trajtimit, ngarkimit, shkarkimit, transferimit ose procesimit tjetër të ngarkesave;
• agjencive të trajtimit në tokë të vendosura në aeroporte që, në emër të operatorit, kryejnë veprimet e pranimit dhe përcjelljes së udhëtarëve;
• agjencive që nuk janë të vendosura në aeroporte, të cilat, në emër të operatorit, kryejnë veprimet e regjistrimit (check-in) të udhëtarëve;
• shpediterëve të mallrave, dhe
• agjencive të angazhuara në skenimin e sigurimit të udhëtarëve dhe valixheve të tyre,
duke i përmbushur përgjegjësitë e tyre nga aspekti i mallrave të rrezikshme për të siguruar plotësimin e kërkesat të Rregullores nr. 6/2011 për Transportimin e mallrave të rrezikshëm përmes ajrit.
- Rregullore
-
- Publikime teknike
-
- Formularë
-
- Passenger-Crew Dangerous Goods Occurrence Report
- Cargo Dangerous Goods Occurrence Report
- DG-FRM 7 Application for DG Instructor acceptance
- DG-FRM 6 Application for Student Registration Numbers
- DG-FRM 5 Report on transport of dangerous goods by air
- DG-FRM 4 Application for approval of dangerous goods training programme
- DG-FRM 3 Application for Granting a Permit/Exemption to Carry Munitions of War and/or Class 1 Dangerous Goods
- DG-FRM 2 Application for permission to transport Dangerous Good by air operators of aircraft NOT registered in the Republic of Kosovo
- DG-FRM 1 Application for Approval to Transport Dangerous Goods by Air Operators of Aircraft Registered in the Republic of Kosovo









