Ballina | Buletini | Konsultime

AAC-ja nxjerr akte nënligjore në mbështetje të dispozitave të Ligjit për Aviacionin Civil.

Gjatë procesit të hartimit të akteve nënligjore, AAC-ja aplilkon një proces transparent të konsultimit të publikut, me ç'rast ofrohen mundësi për të gjitha palët e interesuara t'i japin vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre. Këto informacione më pas analizohen nga strukturat e AAC-së brenda një afati të caktuar dhe adresohen në mënyrën e duhur. Është obligim i të gjitha strukturave të AAC-së të cilat propozojnë një akt nënligjor që të marrin në konsideratë vërejtjet e palëve të interesit.

Ne veprojmë kështu, sepse besojmë se vetëm me njohjen e nevojave reale të palëve të interesit, hisedarëve dhe publikut të gjerë, mund të rregullohet një fushë e caktuar. Me anë të këtij procesi AAC-ja fiton njohuri konkrete për gjendjen dhe situatën e palëve të interesit, nevojën për veprime si dhe përshtatshmërinë e masave që planifikohen të ndërmerren.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit të publikut aktet nënligjore nënshkruhen nga drejtori i përgjithshëm dhe vihen në fuqi.

 

Dokumentet në proces të konsultimit publik

Nuk ka.

 

Formular për konsultim publik.

 

 

Raportet nga Konsultimet e Mëparshme

  • Raporti 01/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit (Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 01/2008 për aerodromet; Rregullore për Aerodromet e aprovuara; Rregullore për operimet me mjete ajrore mikro të lehta; Rregullore për kushtet dhe mënyrën e përdorimit të deltaplanerëve dhe paraplanerëve.)

- Rregullore për sistemet e fluturakeve pa pilot me peshë deri në 20 kg[1]

- Rregullore për njësitë matëse që përdoren në operime nga ajri dhe toka



[1] Titulli paraprak ka qenë “Rregullore për fluturaket pa pilot me peshë deri në 25 kg”. Pas konsolidimit të projekt-rregullores dhe hulumtimit të akteve juridike përkatëse të BE-së, është vendosur që pesha e fluturakeve pa pilot të jetë deri në 20 kg.