Ballina | Operimet dhe vlefshmëria ajrore | Mallërat e rrezikshme

Konsultime

 

AAC-ja nxjerr akte nënligjore në mbështetje të dispozitave të Ligjit për Aviacionin Civil.

Gjatë procesit të hartimit të akteve nënligjore, AAC-ja aplilkon një proces transparent të konsultimit të publikut, me ç'rast ofrohen mundësi për të gjitha palët e interesuara t'i japin vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre. Këto informacione më pas analizohen nga strukturat e AAC-së brenda një afati të caktuar dhe adresohen në mënyrën e duhur. Është obligim i të gjitha strukturave të AAC-së të cilat propozojnë një akt nënligjor që të marrin në konsideratë vërejtjet e palëve të interesit.

Ne veprojmë kështu, sepse besojmë se vetëm me njohjen e nevojave reale të palëve të interesit, hisedarëve dhe publikut të gjerë, mund të rregullohet një fushë e caktuar. Me anë të këtij procesi AAC-ja fiton njohuri konkrete për gjendjen dhe situatën e palëve të interesit, nevojën për veprime si dhe përshtatshmërinë e masave që planifikohen të ndërmerren.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit të publikut aktet nënligjore nënshkruhen nga drejtori i përgjithshëm dhe vihen në fuqi.

 

Dokumentet në proces të konsultimit publik

Konsultimi i hapur 14-28 tetor 2014.

Formular për konsultim publik.

 

 

Raportet nga Konsultimet e Mëparshme

-Rregullore për sistemet e fluturakeve pa pilot me peshë deri në 20 kg

-Rregullore për njësitë matëse që përdoren në operime nga ajri dhe toka



Titulli paraprak ka qenë “Rregullore për fluturaket pa pilot me peshë deri në 25 kg”. Pas konsolidimit të projekt-rregullores dhe hulumtimit të akteve juridike përkatëse të BE-së, është vendosur që pesha e fluturakeve pa pilot të jetë deri në 20 kg.