Konsultime
AAC-ja nxjerr akte nënligjore në mbështetje të dispozitave të Ligjit për Aviacionin Civil.
Gjatë procesit të hartimit të akteve nënligjore, AAC-ja aplilkon një proces transparent të konsultimit të publikut, me ç'rast ofrohen mundësi për të gjitha palët e interesuara t'i japin vërejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre. Këto informacione më pas analizohen nga strukturat e AAC-së brenda një afati të caktuar dhe adresohen në mënyrën e duhur. Është obligim i të gjitha strukturave të AAC-së të cilat propozojnë një akt nënligjor që të marrin në konsideratë vërejtjet e palëve të interesit.
Ne veprojmë kështu, sepse besojmë se vetëm me njohjen e nevojave reale të palëve të interesit, hisedarëve dhe publikut të gjerë, mund të rregullohet një fushë e caktuar. Me anë të këtij procesi AAC-ja fiton njohuri konkrete për gjendjen dhe situatën e palëve të interesit, nevojën për veprime si dhe përshtatshmërinë e masave që planifikohen të ndërmerren.
Pas përfundimit të procesit të konsultimit të publikut aktet nënligjore nënshkruhen nga drejtori i përgjithshëm dhe vihen në fuqi.
Dokumentet në proces të konsultimit publik
Formular për konsultim publik.
Raportet nga Konsultimet e Mëparshme
- Raporti 02/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit (Rregullore mbi rregullat e licencës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe certifikimet tjera; Rregullore për mbikëqyrjen e sigurisë në menaxhimin e trafikut ajror dhe shërbimet e navigacionit ajror; Rregullore mbi kushtet për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror.)
- Raporti 01/2012 për konsultimin publik të palëve të interesit (Rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores nr. 01/2008 për aerodromet; Rregullore për Aerodromet e aprovuara; Rregullore për operimet me mjete ajrore mikro të lehta; Rregullore për kushtet dhe mënyrën e përdorimit të deltaplanerëve dhe paraplanerëve.)









