Ballina | Shërbimet e navigacionit ajror

Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Departamenti i Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANS) është përgjegjës për rregullimin, monitorimin, inspektimin, certifikimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sigurisë së Ofruesve të Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ANSP) brenda Republikës së Kosovës. Ai siguron që legjislacioni dhe standardet e sigurisë për ANSP-të të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat e rekomanduara të ICAO-së, legjislacionin (acquis) e aviacionit të BE-së, duke përfshirë rregullat e EUROCONTROL-it. Departamenti i ANS-së është përgjegjës për certifikimin dhe mbikëqyrjen e mëvonshme të sigurisë së ANSP-ve brenda Republikës së Kosovës, të cilët përfshijnë shërbimet e mëposhtme:

  • - Kontrollin e Trafikut Ajror (ATC);
  • - Komunikimin, Navigacionin dhe Survejimin (CNS);
  • - Shërbimin e Informacioneve Aeronautike (AIS); dhe
  • - Shërbimin Meteorologjik (METEO).

Departamenti i ANS-së është përgjegjës për licencimin e kontrollorëve të trafikut ajror (ATCO), verifikimin e kompetencës dhe gjendjes së tyre shëndetësore.
AACK-ja është caktuar si Autoritet Mbikëqyrës Kombëtar (NSA) siç parashikohet në Rregulloren (EC) Nr 549/2004 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 10 marsit 2004, e cila krijon kuadrin për krijimin e qiellit të vetëm Evropian.
Departamenti i ANS-së siguron që informacionet aeronautike të botohen në Publikimin e Informacioneve Aeronautike (AIP) dhe ato të jenë në dispozicion për përdorim nga operatorët ajror që operojnë në hapësirën ajrore të Kosovës.


Rregullore
 
Publikime teknike
 
Formularë