Ballina | Rregullimi ekonomik

Rregullimi Ekonomik

AAC-ja siguron që politikat e aeroporteve dhe ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror (OSHNA) në vendosjen e çmimeve të mos diskriminojnë pa arsye ndonjë klasë të shfrytëzuesve të aeroporteve apo shërbimeve të navigacionit ajror, apo të mos e përdorin në mënyrë të padrejtë pozitën kushtëzuese të tyre në raport me shfrytëzuesit për shkak të fuqisë së monopolit të tyre. Kjo përgjegjësi përmbushet përmes rishikimit dhe miratimit të tarifave të aeroporteve dhe ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me parimet e ICAO-së për mos-diskriminim, transparencë, lidhshmërinë me shpenzimet dhe konsultimin me shfrytëzuesit, si dhe në përputhje me legjislacionin përkatës të BE-së në fushën e rregullimit ekonomik të aeroporteve dhe ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror.

AAC poashtu siguron që operatorët që aplikojnë për të ofruar shërbime në tokë në aeroportet e Republikës së Kosovës janë të qëndrueshëm financiarisht.