Licencimi i personelit

Dispeçerët e fluturimit / Zyrtarët e operimeve të fluturimit (FDO/FOO)

Dispeçerët e fluturimit/Zyrtarët e operimeve të fluturimit duhet të posedojnë licencë të lëshuar nga AAC-ja në përputhje dispozitat e Rregullores nr. 4/2014 mbi Licencimin e personelit (Aneksi 1 i Konventës për Aviacionin Civil Ndërkombëtar të ICAO-së). Aplikuesi për licencë të Dispeçerit të Fluturimit/Zyrtarit të Operimeve të Fluturimit duhet të jetë së paku i moshës 21 vjeçare. Aplikuesi poashtu duhet të dëshmojë një nivel të duhur të njohurive në përputhje me privilegjet e dhëna sipas licencës, të paktën për lëndët si në vijim:

E drejta e aviacionit, njohuri të përgjithshme të mjeteve ajrore, kalkulimin e performancës së fluturimit, procedurat e planifikimit dhe ngarkimit, performancës së njeriut, meteorologjisë, navigimit, procedurave operative, parimeve të fluturimit dhe radio-komunikimi.

Aplikuesi për licencë të FDO/FOO duhet të përmbushë përvojën si me poshtë:

  • Në përgjithësi dy vite në shërbim në cilindo prej kombinimeve të përshkruara më poshtë, me kusht që në çdo kombinim të përvojës, periudha e shërbimit duhet të jetë së paku një vit si:
    • anëtar i ekuipazhit të fluturimit në transportin ajror; ose
    • meteorolog në një organizatë të dispeçerisë së mjeteve ajrore në transportin ajror; ose
    • kontrollor i trafikut ajror; ose mbikëqyrës teknik i zyrtarëve të operimeve të fluturimit apo sistemeve të operimeve të fluturimit në transportit ajror;

ose

  • të paktën një vit si ndihmës i dispeçerisë në transportit ajror;

ose

  • një kurs trajnimi të aprovuar dhe të përfunduar me sukses.

Rregulloret

04-2014

Zbatimi i Aneksit 1 - Licencimi i Personelit

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet