Lajme

Hyn në fuqi Rregullorja nr. 1/2017 për Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP)

18/04/2017

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil më 28 mars 2017 ka nënshkruar Rregulloren nr. 1/2017 për Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP). Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e aktiviteteve të aviacionit që kanë të bëjnë me Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP) që operojnë në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës, si dhe zhvillimin dhe lehtësimin e aktiviteteve me SAP, duke ofruar kushte të pranueshme për operim të sigurt. Rregullorja ka hyrë në fuqi më 12 prill 2017.