Operimet dhe vlefshmëria ajrore

Operimet ajrore

Operatorët ajrorë vendorë që dëshirojnë të angazhohen në operimet ajrore në Republikën e Kosovës duhet të marrin dhe posedojnë Certifikatën e vlefshme të operatorit ajror (AOC) të lëshuar nga AAC-ja.

Për të marrë certifikatat dhe licencat e nevojshme, operatorët ajrorë duhet t’i përmbushin kushtet ligjore dhe operacionale të specifikuara nga legjislacioni i Kosovës, i BE-së dhe i ICAO-së. AAC-ja është gjithashtu autoriteti përgjegjës për ndjekjen dhe procedimet administrative nëse nuk përmbushet legjislacioni relevant.

Sektori i operimeve të fluturimit mbikëqyr operatorët ajrorë përmes vlerësimeve të operimeve të përgjithshme të fluturimit, duke përfshirë manualet e operimit dhe sistemet e cilësisë. Të gjitha licencat për operimet e fluturimit janë subjekt i aprovimit dhe kontrollit të këtij Sektori. Sektori i operimeve të fluturimit mbikëqyr aviacionin komercial dhe privat, kryen vlerësime të fluturimeve teknike si dhe vlerësime teknike të mjeteve ajrore të Kosovës dhe të huaja. Për më tepër, inspektorët e operimeve monitorojnë fluturime të veçanta dhe verifikojnë nëse ato realizohen në përputhje me rregullat në fuqi.

Certifikimi aplikohet për kompanitë komerciale të aviacionit në përputhje me dispozitat e Rregullores nr. 4/2015 (Operimet ajrore). Ai përfshin funksionet që lidhen me:

  • Lëshimin, zgjatjen e vlefshmërisë dhe ndryshimet e Certifikatës së operatorit ajror dhe aprovimet speciale përkatëse (CAT II, CAT III, LVTO, MNPS, ETOPS, RNAV, RNP, mallrat e rrezikshme, trajnimi fillestar i sigurisë i ekuipazhit të kabinës dhe vërtetimi);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror kompleks të shtyrë me motor (NCC) / operimeve të specializuara (SPO);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror kompleks, tjetër përveç me motor (NCO);
  • Lëshimin e aprovimeve për operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor;
  • Implementimin e monitorimit të vazhdueshëm të përmbushjes së kushteve të përcaktuara dhe mbikëqyrjen e sigurisë së operimeve;
  • Vlerësimin e sigurisë së mjeteve të huaja ajrore (SAFA).
  • Bashkëpunimin me Ministrinë e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës në procedurat për lëshimin e licencës së operimit për transportuesit komercialë ajrorë të regjistruar në Republikën e Kosovës;

Ky sektor gjithashtu përmban të gjitha informacionet relevante për operimet komerciale me helikopter dhe bazën përkatëse ligjore.

Për aplikim sa më korrekt të legjislacionit përkatës është esenciale të dihet definicioni i mjetit ajror kompleks të shtyrë me motor, e cili është me sa vijon:

aeroplan:

  • me peshë maksimale të certifikuar të ngritjes e cila kalon 5 700 kg, apo
  • i certifikuar për konfigurim të ulëseve për më tepër se nëntëmbëdhjetë pasagjerë, apo
  • i certifikuar për operime me ekuipazh minimal prej së paku dy pilotëve, apo
  • i pajisur me motor turboreaktiv apo më tepër se një motor turbopropeler.

helikopter:

  • me peshë maksimale të ngritjes më të madhe se 3 175 kg, apo
  • i certifikuar për konfigurim të ulëseve për më tepër se nëntë pasagjerë, apo
  • për operime me ekuipazh prej se paku dy pilotëve.

mjet ajror me rotor të lëvizshëm.

Rregulloret

04-2015

Rregullore mbi kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me operimet ajrore

01-2015

Rregullore për ndryshimin e Rregullores nr. 8/2014 për kushtet dhe mënyrën e transportimit të mallrave të rrezikshme përmes ajrit

08-2014

Kushtet dhe menyra e transportit te mallrave te rrezikshme permes ajrit

07-2014

Operimi i mjeteve ajrore (Shtojca 6 e ONAC)

06-2014

RPAS me peshë më të vogla se 20 kg

03-2014

Ngritja dhe aterrimi i helikopterëve jashtë zonave të aerodromeve

06-2013

Rregullat në ajër

01-2012

Kushtet dhe menyra e perdorimit te deltaplaneve dhe paraglajdeve

Publikimet Teknike

TP 07

Air Operator Certificate - Guidance Material

TP 09

SMS Guidance Material for the Development of SMS Policy Manual

Formularët

AACK-DSF-OPS-FRM 01

Application for an Air Operator Certificate (AOC)

CAAK-EASA Form 4

Details of Management Personnel

FRM 04

Aplikacion për leje të operimit për sistemin e mjetit ajror pa pilot (RPAS) nën 20 kg

FRM 03

Application for ETOPS Approval

FRM 02

Application for RNAV Approval

FRM 01

Application for RVSM Approval

Tarifat

Raportet

Kontaktet