Operimet ajrore

Operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor

Operimet jo-komerciale me mjet ajror përveç atyre me motor kryhen në përputhje me rregulloret përkatëse në fuqi për operime të tilla. Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës kryen mbikëqyrje të vazhdueshme për të përcaktuar përputhshmërinë me këto rregullore.

 

Paraglajdët dhe Deltaplanët

Operimet me paraglajd dhe deltaplan janë të përshkruara në Rregulloren nr. 1/2012. Kjo rregullore përcakton kushtet për:

– prodhimin, përdorimin dhe mirëmbajtjen e paraglajdëve dhe deltaplanëve;

– sipërfaqet për ngritje dhe aterrim te paraglajdëve dhe deltaplanëve;

– rregullat dhe kufizimet për paraglajd dhe deltaplan; dhe

– trajnimet, provimet, licencat dhe autorizimet për paraglajd dhe deltaplan.

Kërkesat e Rregullores nr. 1/2012 janë gjithashtu të aplikueshme edhe për planerë të masës prej 80/100 kg.

 

Balonët

Operimet me balon kryhen ne përputhje me  kushtet e Rregullores nr. 4/2015, e cila përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative të ndërlidhura me operimet ajrore si dhe Rregullores nr. 6/2013 mbi rregullat në ajër.

 

Planerët

Operimet me planer poashtu kryhen në përputhje me kushtet e Rregullores nr. 4/2015, e cila përcakton kërkesat teknike dhe procedurat administrative të ndërlidhura me operimet ajrore si dhe Rregullores nr. 6/2013 mbi rregullat në ajër.

Rregulloret

04-2015

Rregullore mbi kerkesat teknike dhe procedurat administrative ne lidhje me operimet ajrore

06-2013

Rregullat në ajër

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet