Operimet ajrore

Transporti ajror komercial (CAT)

Transporti ajror komercial nënkupton transportin e udhëtarëve, ngarkesave dhe/apo postës kundrejt një shpërblimi apo mënyre tjetër të kompensimit.

Transporti ajror komercial mund të kryhet nga një operator ajror i cili mbanë Certifikatë të Operatorit Ajror (AOC) të lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës dhe Licencës së Operimit (OL) të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës. Për të marrë një Certifikatë të operatorit ajror, një operator duhet të plotësojë një proces të plotë siç përshkruhet në Publikimin Teknik (TP-07) në mënyrë që të përmbushë kërkesat e AACK-së si dhe dëshmojë që është kompetent për të siguruar funksionim te sigurt të mjetit ajror.

Pas lëshimit të Certifikatës së operatorit ajror dhe Licencës së operimit, operatorët ajrorë janë subjekt i mbikëqyrjes të rreptë nga ana e AACK-së, në mënyrë të përcaktimit të përputhjes së plotë me rregulloret e fushës së sistemit të menaxhimit, kontrollit operacional, operimeve të fluturimit dhe shumë fushave të tjera.

Rregulloret

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet