Vlefshmëria ajrore

Regjistri i mjeteve ajrore

AAC-ja është autoriteti i vetëm në Republikën e Kosovës për regjistrimin e mjeteve ajrore civile. Departamenti i Sigurisë së Fluturimeve brenda AAC-së mban regjistrin e mjeteve ajrore civile të regjistruara në Kosovë.

Para se mjeti ajror të përdoret për të fluturuar, ai duhet të regjistrohet. Dispozitat për regjistrimin, kombësisë dhe shenjëzimit të mjeteve ajrore janë përcaktuar në Ligjin nr. 03/L-051 për Aviacionin Civil. Rregulla më të hollësishme për regjistrimin janë të përfshira në Rregulloren nr. 2/2009 e plotësuar me Rregulloren nr. 11/2011 për regjistrimin dhe shenjëzimin e mjeteve ajrore.

Regjistri tregon pronarin, poseduesin dhe operatorin e mjetit ajror, si dhe detajet e mjetit ajror. Për më tepër, çdo vënie e mjetit ajror në hipotekë si dhe ripërtëritja e anulimi i saj dhe ndryshimet në radhën e përparësisë futen në regjistrin e mjeteve ajrore.

Nëse mjeti ajror nuk ka qenë më parë në regjistrin e mjeteve ajrore civile të Kosovës, pronari duhet të aplikojë për regjistrim duke përdorur formularin AACK/DSF/REG-FRM 01 të ofruar nga AAC-ja.

Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

  • fatura e blerjes ose kontratë tjetër e pronësisë (ose një kopje);
  • një vërtetim ose njoftim i heqjes nga regjistri nga autoriteti i huaj ose një vërtetim se mjeti ajror nuk është i regjistruar në vendin e prodhimit;
  • letra e autorizimit, nëse është e aplikueshme, ose dokumenti tjetër që tregon të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e nënshkrimit;
  • nëse mjeti ajror ka një operator, posedues apo agjent (përveç pronarit), ju lutemi bashkangjitni një njoftim për operatorin e mjetit ajror.

 

Ndryshimi i pronësisë

Kur mjeti ajror ndryshon pronarin, pronari i ri duhet ta njoftojë AAC-në për ndryshimin e pronësisë. Ky njoftim bëhet duke përdorur të njëjtin formular si për regjistrimin e ri.

Nëse janë më tepër se një pronar, duhet të jepen detajet e plota kontaktuese për të gjithë pronarët në formular, ose në një shtojcë të veçantë. Të gjithë pronarët duhet ta nënshkruajnë formularin e njoftimit ose, kur është e nevojshme, të paraqesin një letër autorizimi.

Njoftimit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtme:

  • fatura e blerjes ose kontratë tjetër e pronësisë (ose një kopje);
  • certifikata e mëparshme e regjistrimit në origjinal;
  • letra e autorizimit, nëse është e aplikueshme, ose dokumenti tjetër që tregon të drejtën e pronësisë dhe të drejtën e nënshkrimit;
  • nëse aeroplani ka një operator poseduesi apo agjent (përveç pronarit), ju lutem bashkëngjitni një njoftim për operatorin e avionit.

Dokumentet janë subjekt i një tarife. Tarifat e shërbimit bazohen në Rregulloren nr. 02/2015 për tarifat e ngarkuara nga AAC-ja. Kohëzgjatja e procesimit është përafërsisht një javë.

 

Njoftimi për shitjen dhe largimi nga regjistri

Shitësi i mjetit ajror mund ta njoftojë AACK-në për shitjen duke përdorur formularin për njoftim të shitjes. Nëse shitësi dëshiron që ndërprerja e pronësisë të shënohet në regjistrin e mjeteve ajrore, njoftimit duhet t’i bashkëngjitet fatura e blerjes.

Kërkesa për largimin e mjetit ajror nga regjistri i mjeteve ajrore mund t’i bëhet AAC-së duke përdorur formularin AACK/DSF/REG-FRM 02. Në rast se mjeti ajror është shitur në një shtet tjetër, në pjesën “Arsyeja për largimin” duhet të shënohet shteti i ri i regjistrimit. Certifikata origjinale e regjistrimit duhet t’i bashkëngjitet kërkesës.

  • Regjistri i mjeteve ajrore të Republikës së Kosovës
  • Tarifat për regjistrimin e mjetit ajror

Rregulloret

01-2017

Sistemet e mjeve ajrore pa pilot (SAP)

02-2015

Tarifat e ngarkuara nga AACK

11-2011

Ndryshimi dhe plotesimi i Rregullores 02-2009

02-2009

Regjistrimi dhe shenjezimi i mjeteve ajrore

Publikimet Teknike

Formularët

AACK/DSF/AIW/REG-FRM 01

Kërkesë për regjistrimin e mjetit ajror në Regjistrin e Mjeteve Ajrore Civile të Kosovës

AACK/DSF/AIW/REG-FRM 02

Kërkesë për largimin e mjetit ajror nga Regjistri i Mjeteve Ajrore Civile të Kosovës

Tarifat

Raportet

Kontaktet

Bajram Xhemaili

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: bajram.xhemaili@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.103

 

Matej Krasniqi

Inspektor i Vlefshmërisë Ajrore

E-mail: matej.krasniqi@caa-ks.org

Tel: +383 38 248 629 lok.102