Raportimi i ndodhive

Raportimi i ndodhive

Monitorimi i sigurisë së aviacionit është pjesë integruese e funksioneve të ushtruara nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës. Duke i monitoruar nivelet e sigurisë në industrinë e aviacionit, AAC-ja mund të masë nëse rreziqet e sigurisë janë duke u vlerësuar në mënyrë të duhur dhe të identifikojë fushat tek të cilat mund të përmirësohet siguria. Raportimi i ndodhive kontribuon në masë të madhe në identifikimin reaktiv dhe proaktiv të rreziqeve të sigurisë dhe ndikon në përmirësimin e masave të sigurisë.

Sistemi i raportimit ka të bëjë me njoftimin e AAC-së nga personat dhe organizatat për incidentet në të cilat është përfshirë ndonjë mjet ajror, apo në operime të mirëmbajtjes së mjeteve ajrore, aeroporteve ose në hapësirën ajrore. Këto informacione paraqesin kontribut shumë të çmueshëm në identifikimin e rreziqeve të mundshme të sigurisë.

Objektiv i raportimit të ndodhive është kontributi në përmirësimin e sigurisë së aviacionit duke siguruar që informacionet relevante të sigurisë të raportohen, mblidhen, ruhen, mbrohen dhe shpërndahen.

Objektiv i vetëm i raportimit të ndodhive është parandalimi i aksidenteve dhe incidenteve dhe jo atribuimi i fajit apo i përgjegjësisë. Raportet mund të dorëzohen në AAC në dy mënyra të ndryshme. Mënyrë që do të përdoret varet nga lloji i incidentit:

 

Raportimi i detyrueshëm i ndodhisë

Kjo mënyrë përdoret për të raportuar ndodhitë të cilat duhet të raportohen nga organizatat në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Raportimi vullnetarë i ndodhisë

Ndodhitë të cilat nuk janë të obliguara të raportohet me ligj, por e cila klasifikohet nga raportuesi si ndodhi që ka efekt në siguri, mund të raportohet në mënyrë vullnetare. Që nga data 1 janar 2016, raportet vullnetare mund të dorëzohen në AAC-ë duke përdorur vegzën e shënuar më poshtë në këtë faqe te internetit.

Raportet e ndodhive trajtohen në mënyrë konfidenciale me qëllim të raportimit sa më të plotë dhe të lirë nga komuniteti i aviacionit dhe mbrojtjen identitetin të individit i cili raporton, në përputhje me Rregulloren nr. 1/2009 për Raportimin e Ndodhive në Aviacionin Civil.

 

Raportoni një ndodhi?

Raportimi vullnetar

Raportimi i obligueshëm

Rregulloret

08-2010

Rregullat implementuese per integrim ne bazen qendrore te informatave per ndodhite ne aviacionin civil

09-2010

Implementing rules for the dissemination to interested parties of information on civil avition occurrences

01-2009

Raportimi i ndodhive ne aviacionin civil

Publikimet Teknike

Formularët

AACK/DSF/OR-FRM 01

Raport i ndodhisë (operimi dhe mirëmbajtja e mjeteve ajrore, aerodromet)

AACK/DSF/OR-FRM 02

Raport i ndodhisë së lidhur me shërbimin e trafikut ajror

AACK/DSF/OR-FRM 03

Raport i ndodhisë së lidhur me inxhinierinë e shërbimit të trafikut ajror

AACK/DSF/OR-FRM 04

Raport i ndodhisë me mallrat e rrezikshme

AACK/DSF/OR-FRM 05

Raport i ndodhisë së goditjes së shpezëve

Tarifat

Raportet

Kontaktet