DRONËT

Sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (të cilat zakonisht referohen si ”dronët”) janë duke u përdorur gjithnjë e më tepër në Republikën e Kosovës. Kryesisht dronët janë mjete ajrore të cilat pilotohen nga distanca. Ata de jure janë modele të mjeteve ajrore. Rregullorja nr. 6/2014 kërkon që këto mjete ajrore mund të operohet vetëm me leje të veçantë të lëshuar nga AAC-ja, për modele në peshë deri në 20 kg, dhe me kusht që piloti në çdo kohë ka kontakt vizual me objektin fluturues. Dronët nuk lejohen të fluturojnë mbi tubime me njerëz.

 

Kushtet për operimin e dronëve

Kushtet e përgjithshme për fluturimet me dron janë:

  • Fluturimi duhet të kryhet mënyrë të tillë në të cilën sigurohet se asnjë person apo pronë përreth të mos rrezikohet, poashtu dhe rrethina të bezdiset sa më pak të jetë e mundur;
  • Fluturimi duhet të kryhet brenda 500 metrave nga operatori gjatë gjithë kohës;
  • Jashtë hapësirës ajrore të kontrolluar, përveç me leje të Kontrollit të Trafikut Ajror (KTA);
  • Jashtë çdo zone të aeroportit, përveç me leje të KTA-së;
  • Jashtë çdo zone të bazës ushtarake apo zonave të kufizuara/ndaluara;
  • Distanca nga zonat e ndërtuara dhe rrugët kryesore publike duhet të jetë së paku 150 m;
  • Niveli i fluturimit nuk duhet të tejkalojë 100 m mbi tokë;
  • Fluturimi mbi zona me ndërtime të dendura, duke përfshirë zonat me shtëpi vikendi dhe zonat për kamping, si dhe zonat e gjera të hapura ku mblidhen njerëzit, nuk është i lejuar;
  • Fluturimi mbi zonat e veçanta me ndjeshmëri ambientale nuk është i lejuar.

Shiheni fletushkën tonë e cila shpjegon rregullat themelore të fluturimeve me dron.