Rregullimi ekonomik

Tarifat e aeroportit

AAC-ja është përgjegjëse për rregullimin ekonomik të aeroporteve në Republikën e Kosovës. Rregullimi ekonomik i këtyre operatorëve nënkupton masat që merr një rregullator i aviacionit për t’u siguruar se tarifat të cilat i vendos aeroporti janë të vendosura në mënyrë të arsyeshme, transparente dhe jodiskriminuese. Për më tepër, rregullatori siguron që këto tarifa janë vendosur vetëm pasi që ofruesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve janë konsultuar mes vete duke i ofruar njëri-tjetrit të dhëna në mënyrë transparente. AAC-ja i rregullon dhe i miraton vetëm tarifat aeronautike, të cilat kanë lidhje me shërbimet të cilat aeroporti i ofron ekskluzivisht, pa pasur kurrfarë konkurrence, siç janë tarifa e shërbimit të udhëtarëve, tarifa e aterrimit, tarifa e parkimit të aeroplanëve etj. AAC-ja poashtu miraton nxitjet që u ofrohen kompanive ajrore kur kushtet për ofrimin e tyre nuk janë diskriminuese dhe jepen në pajtim me standardet e ICAO-s dhe të BE-së. Gjatë ushtrimit të përgjegjësive të kësaj natyre, AAC-ja i kushton kujdes të veçantë obligimit që ka operatori i aeroportit për t’i konsultuar kompanitë ajrore lidhur me tarifat, programin nxitës etj., duke iu ofruar njëri-tjetrit të dhëna në mënyrë transparente.

Në qershor të vitit 2015 ka hyrë në fuqi Rregullorja nr. 3/2015 e AAC-së mbi tarifat e aeroportit, e cila e shfuqizon Rregulloren e mëparshme nr. 1/2011. Kjo rregullore transponon në plotëni Direktivën nr. 2009/12 të KE-së mbi tarifat në aeroporte.

Rregulloret

03-2015

Tarifat e aeroportit

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet

 

Besnike Ukmata
Drejtor
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
Tel: +381 38 248 629 ext. 109
besnike.ukmata@caa-ks.org

 

Arianit Dobroshi
Zyrtar i lartë
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
+381 38 248 629 lok. 108
arianit.dobroshi@caa-ks.org