Rregullimi ekonomik

Tarifat e shërbimeve të navigacionit ajror

AAC-ja është përgjegjëse për rregullimin ekonomik të ofruesve të shërbimeve të navigacionit ajror në Republikën e Kosovës. Rregullimi ekonomik i këtyre operatorëve nënkupton masat që merr një rregullator i aviacionit për t’u siguruar se tarifat të cilat i vendos ofruesi i shërbimeve të navigacionit ajror për kompanitë ajrore janë të vendosura në mënyrë të arsyeshme, transparente dhe jodiskriminuese. Për më tepër, rregullatori siguron që këto tarifa janë vendosur vetëm pasi që ofruesit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve janë konsultuar mes vete duke i ofruar njëri-tjetrit të dhëna në mënyrë transparente.

Miratimi i tarifave për shërbimet e navigacionit ajror bëhet në bazë të Rregullores nr. 3/2016 të AAC-së mbi skemën e përbashkët të tarifave për shërbimet e navigacionit ajror, që transponon në plotëni Rregulloren nr. 1794/2006 të KE-së.

Rregulloret

03-2016

Përcaktimi i skemës së përbashkët të tarifave për shërbimet e navigacionit ajror

Publikimet Teknike

Formularët

Tarifat

Raportet

Kontaktet

 

Besnike Ukmata
Drejtor
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
Tel: +381 38 248 629 ext. 109
besnike.ukmata@caa-ks.org

 

Arianit Dobroshi
Zyrtar i lartë
Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Rregullim Ekonomik të Aviacionit
+381 38 248 629 lok. 108
arianit.dobroshi@caa-ks.org